Beqiri: Sot iu dha vula fitores së LDK-së
Ismet Beqiri nga LDK-ja ka thënë se në ditën e parë të fushatës elektorale “i është dhënë vula fitores së partisë së tij”.
Për këtë ai thotë se është bazuar në numrin e madh të pjesëmarrësve në tubimin e parë të LDK-së në sheshin e Prishtinës, të mërkurën.
“S’ka pasur tubim të tillë që nga koha e Ibrahim Rugovës. Veç ai i mblidhte ashtu. Ishte tubim i fitores. Edhe ata që ishin më anash, janë zgjuar. Ka vullnet të madh të të gjitha degëve. Kandidatja jonë, nga pamjet e sotme shihet se do ta marrë kryeministrinë, ka mobilizuar votuesit tonë. I ka paraprirë edhe menaxhimi i mirë i situatës nga Isa Mustafa si kryetar i partisë. Sot i dhanë vulë, apo po përgatitet vula e fitores, ku qytetarët do të dalin më 6 tetor për LDK-në. Janë ngritur në këmbë ushtarët e Ibrahim Rugovës, apo Ushtria e Ibrahim Rugovës. Po vlerësohet ditë e më tepër që t’i thuhet stop të keqes”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.