Bekim Brestovci: Korrupsioni nuk është problemi numër një i shoqërisë kosovare
Kandidati për deputet nga Nisma, Bekim Brestovci, ka thënë se korrupsioni në Kosovë është dukuri mjaftë e manifestuar.
“Janë dy elemente për ta luftuar korrupsionin: Ashpërsimi i masave dhe ngritja e vetëdijes. Duhet ta vëmë luftën në dy anë, ta ngritin vetëdijen edhe te qytetarët edhe te afaristët. Duhen masa rigoroze për të dy palët”.;
“Nisma do ta ketë një sfidë të madhe në Qeverinë e ardhshme sepse është dukuri e theksuar por që nuk është tema më problematike, më problematike e shoh nepotizmin, krahicizmin…”, ka thënë Brestovci, njofton Klan Kosova,
“Korrupsioni është ngrit në shkallë të madhe si problem, por nuk është problemi bazik që ka shoqëria jonë”.
Pas tij, Skënder Reçica ka thënë se mekanizmi i vetëm për luftimin e korrupsionit është pavarësimi i drejtësisë dhe Vettingu.
“Kemi krijuar kushte, hapësirë të mirë, ua kemi rrit edhe rrogat, vetëm nuk kemi bërë që të punojnë të pavarur”.