Limaj: Qeveria e ardhshme duhet të jetë stabile me së paku 81 deputetë të shumicës
Pas hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore, kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.
Ai ka thënë se koalicioni ku ai është prijës do të jetë befasia e zgjedhjeve të 6 tetorit.
“Do të jemi befasia e këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Limaj.
Mes tjerash ai në emisonin Pressing ka thënë se në të kaluarën janë anashkaluar por që ia kanë dalë.
“Na kanë anashkluar edhe në të kaluarën por e kemi parë se ia kemi dalë. Kosova është vend i mrekullive, njerëzit që jetojnë në Kosovë kanë ditur të bjënë mrekulli të mëdha. Andaj mendoj se do të jemi një befasi e këndshme dhe do të arrijëm shumë më shumë se që mendojnë disa”
Tutje ka thënë Limaj se qeveria e ardhshme duhet të jetë një qeveri stabile me mbi 80 deputetë të shumicës.