Hamza: Me Qeverinë Veseli do të ketë rritje ekonomike 7 përqind
Prioritetet e PDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit janë rendi dhe ligji, shëndetësia, arsimi dhe ekonomia.
Kandidati i PDK-së për deputet, Bedri Hamza në Debat Plus në RTV Dukagjini tha se në programin e partisë ka projekte të mëdha në rritjen ekonomike.
Rritja ekonomike sipas Hamzës do të jetë 7 përqind.
“Siç janë gazjellësi, Brezovica dhe ristrukturimi i kombinatit Trepca”, tha Hamza.
Në këtë debat ai ka përmendur disa lehtësira në tatime për bizneset private që sipas tij Qeveria nën udhëheqjen e kandidatit Kadri Veseli do t’u dal në ndihmë prodhuesve vendor.
Ndër të tjera Hamza përmendi edhe inicimin për legalizim të 350 mijë pronave pa leje./FaktePlus/