Veseli shpjegon si do të legalizohen 350 mijë prona të qytetarëve (VIDEO)
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka postuar një video ilustruese e shpjeguese të procesit të legalzimit të pëshpejtuar që ai ka premtuar se do ta përmbushë brenda dy vjetësh.
Kjo temë është një ndër kryesoret të fushatës së tij zgjedhore sepse sipas tij prek mbi 352 mijë familje dhe bllokon rreth 10 miliardë euro kapital që nuk mund të qarkullojë në ekonomi si pasojë e mungesës së fletave poseduese.
Ai i shfajëson qytetarët e shumtë që e kanë këtë problem duke thëne se kjo situatë ndodh për shkak të paaftësisë së administratës për t’iu paraprirë nevojave në rritje të qytetarëve për strehim.
Për më tepër ai thekson se kjo situatë ushqen korrupsionin pasi “Burokratët e korruptuar i mbajnë peng dhe nuk ua japin fletat poseduese edhe si presion për t’iu marrë ryshfete”.
Veseli beson se nëpërmjet legalizimit që do kushtojë vetëm 1 euro për metër katror do të marr një hov të madh ekonomia ndërkohë që zotërimi ligjor i pronësisë do t’i bëj qytetarët të ndihen më të lirë, më të pasur, me besim më të madh në vetvete dhe më optimistë për të ardhmen.
Postimi dhe video:
Mbi 352 mijë familje nuk mund t’i gëzojnë ligjërisht pronat e tyre të patundshme, për shkak të paaftësisë së administratës për t’iu paraprirë nevojave në rritje të qytetarëve për strehim. Burokratët e korruptuar i mbajnë peng dhe nuk ua japin fletat poseduese edhe si presion për t’iu marrë ryshfete atyre.
Përmes legalizimit të përshpejtuar, brenda dy vjetësh, mbi 10 miliardë euro kapital do të bëhen pjesë e ekonomisë sonë. Posedimi ligjor i pronësisë do t’i bëjë qytetarët të ndjehen më të lirë, më të pasur, me mundësi më të shumta dhe më optimistë për të ardhmen e tyre./FaktePlus/
Legalizimi i ndertimeve pa fleta poseduese
Mbi 352 mijë familje nuk mund t’i gëzojnë ligjërisht pronat e tyre të patundshme, për shkak të paaftësisë së administratës për t'iu paraprirë nevojave në rritje të qytetarëve për strehim. Burokratët e korruptuar i mbajnë peng dhe nuk ua japin fletat poseduese edhe si presion për t’iu marrë ryshfete atyre. Përmes legalizimit të përshpejtuar, brenda dy vjetësh, mbi 10 miliardë euro kapital do të bëhen pjesë e ekonomisë sonë. Posedimi ligjor i pronësisë do t’i bëjë qytetarët të ndjehen më të lirë, më të pasur, me mundësi më të shumta dhe më optimistë për të ardhmen e tyre.Shpërndajeni për t’i dhënë fund ankthit të të gjitha familjeve pa fleta poseduese! #PDK112
Gepostet von Kadri Veseli am Mittwoch, 25. September 2019