Osmani në hapje të fushatës: Do t’ia hapim dyert e mbyllura shtetit tonë
Kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se nëse fiton zgjedhjet, “do t’ia hapë dyert e mbyllura Kosovës”.
Sipas saj, Kosovën e kanë izoluar “politikanë kryeneçë e keqbërës”.
“Do t’ia hapim dyert e mbyllura shtetit tonë. Qeveria e udhëhequr nga LDK do ta shpërthejë izolimin që e kemi si pasojë e politikanëve kryeneçë e keqbërës. S’ka nevojë për qeveri megalomane siç ishte e ashtuquajtura qeveri e vendimeve të mëdha. Ajo do të kujtohet vetëm si qeveri e skandaleve, grykësisë e gllabërimeve të mëdha. Do të ndërmarrim hapa të shpejtë për dekriminalizimin e sistemit të drejtësisë”, ka thënë ajo në hapjen e fushatës.