Haradinaj: Më 6 tetor e keni shansën historike për të treguar se vendimet tona ishin të drejta
Në mungesë të kandidatit për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, në hapjen e fushatës në Suharekë fjalën e mori vëllai i tij, Dauti.
Ai 6 tetorin e quajti si datë historike për të konfirmuar Kosovën e 100 për qindtë.
“Është e qartë arsyeja pse na sollën deri te zgjedhjet e jashtëzakonshme. Taksa, ushtria, pengesa për të mos i lejuar të tjerat të bëjnë pazar me tokat tona”, ka thënë ai, shkruan FaktePlus.
Haradinaj, ka thënë se Ramushi ia ka kthyer sovranin popullit.
“Ramushi ia ktheu sovranin popullit. Tani është shumë qartë që qytetarët e Kosovës që do të vendosin me 6 tetor se a ishin ato veprime që mori Haradinaj, të drejta apo jo. Jemi mësuar me thënien “Trepça punon, Beogradi ndërton”, tanimë ajo është 100 për qind e jona. Nëse ju mendoni se Trepça është aset i Kosovës e keni shancën historike”.
Sipas tij, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje si pasojë e thirrjes nga Gjykata Speciale.
“Vendimi për dorëheqje i Ramushit erdhi si pasojë e gjykatës politike të Hagës që të mos e çojmë të parin e shtetit përpara prokurorit me njollos luftën tonë”./FaktePlus/