AAK-PSD nis fushatën në Therandë, Kuçi thotë se 6 tetori është referendum për Kosovën
Koalicioni AAK-PSD, me kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore të këtij koaliconi e kanë bërë në qytetin e Suharekës.
Hapjen e fushatës e bëri nënkryetari i AAK-së, Blerim Kuçi, duke e quajtur këtë koalicon fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Të pranishmit kanë përshëndetur me brohoritje e duartrokitje prijësin e këtij koalicioni, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në SHBA, shkruan FaktePlus.
Kuçi para qytetarëve suharekas që dolën për të përkrahur këtë koaliconin, ka thënë se 6 tetori i 2019-tës është referendum për shtetin e Kosovës. Madje ai ka bërë ndërlidhjen e datës 6 tetor të 2019-tës me atë të 1968-tës. “6 tetori i vitit 2019-të është referendum për shtetin e Kosovës. Të gjithë ju që e doni këtë shtet e që doni të votoni për shtetin e Kosovës, në këtë referendum e keni mundësinë e vetme që të votoni për numrin 119 për koaliconin 100 përqind Kosovë.Vota për shtetin e Kosovës është votë që votohet për kryeministër Ramush Haradinaj. Votë që votohet për burrështetas të shekullit 21-të. Votë që votohet për 100 përqind Kosovë, 100 përqind shtet, 100 përqind dije, 100 përqind quxim, 100 përqind përkushtim. Me 6 tetor 2019, sikurse me 6 tetor 68-të do të hapet lajmi i vërtetë për fitoren 100 përqind shtet. Unë e përdora simbolikën e flamurit kombëtar që u ngrit në Prishtinë më 1968 pikërisht me 6 tetor. E kujt i shkon më mirë kjo fitore se sa Ramush Haradinaj. Ai i prin listës fituese, ai ëshë numër 1. Lista përfundon me Shpend Ahmetin”, tha Kuçi para simpatizantëve të këtij koalicioni./FaktePlus/