Bilall Sherifi: Kush thotë që bashkimi nuk bën fuqinë
Koalicioni parazgjedhor NISMA Socialdemokrate-AKR-PD kanë bërë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore në Prishtinë.
Hapjen e fushatës e bëri sekretari i NISMA’s Socialdemokrate, që njëherit është edhe kandidat për deputet, Bilall Sherifi. Fjalimin e tij e nisi me “Kush thotë se bashkimi nuk bënë fuqinë”, duke theksuar se ky koalcion do të jetë fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit.
Sherifi theksoi se nuk ndihen inferior para asnjë koalicioni, duke potencuar se vendi ka nevojë të udhëhiqet nga njerëz si Fatmir Limaj.
Madje ai tha se vendi do të përballet me uraganin NISMA-AKR-PD.
Fjalimi i Sherifit në hapjen e fushatës zgjedhore:
“E kush thotë që bashkimi nuk bën fuqinë? Kjo është prova më e mirë se kur ne bëhemi bashkë arrijmë të bëjmë kryevepra. Ju 5 mijë njerëz që keni ardhur për ta përcjellë fjalën e kandidatit për kryeministër, jeni dëshmia më e madhe se bashkimi i këtij koalcioni është fitues. Do të sjellë fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit. Vendi, Kosova jonë e dashur gjendet para sfidave të mëdha dhe para një udhëkryqi të rëndë e të madh, të cilës i nevojitet që ta udhëheqin njerëz të guximshëm, njerëz të vendosur dhe njerëz të cilët kanë ditur në situata të tilla, të gjejnë rrugën e duhur dhe të marrin vendime të duhura. Ne të gjithë këtu dhe mijëra të tjerë, që janë duke përcjellë jemi bashkuar rreth kandidatit tonë për kryeministër, Fatmir Limajt. T’i shfrytëzojmë këto ditë që kanë mbetur të fushatës zgjedhore dhe të shkojmë në secilën shtëpi, fshat dhe ta çojmë vizionin e Limajt në secilën shtëpi shqiptare.
Nëse, punojmë të bashkuar dhe shkojmë derë më derë, shtëpi për shtëpi, fitorja do t’i takoj këtij koalcioni. Do t’ju lus që të mos ndalemi në këto ditë, sepse beteja sapo ka filluar, të gjithë ata që e shpallin vetën fitues do të shohin që brenda këtyre ditëve do të përballen me urganin e quajtur NISMA-AKR-PD. Ne nuk ndihemi inferior para asnjë koalicioni, sepse ky vend ka nevojë të udhëhiqet nga njerëz si Fatmir Limaj, sepse në çdo kohë të Kosovës është gjetur aty, e që nuk mundemi ta themi për të tjerët.