Vetëvendosje e nis fushatën vetëm me Himnin Kombëtar
Lëvizja Vetëvendosje ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit në Mitrovicë.
Kjo parti ka hapur fushatën me intonimin e Himnit Kombëtar, por jo edhe atë shtetëror, për çka në parafushatë Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti, janë kritikuar nga rivalët./FaktePlus/