Haxhiu nis fushatën me profesionistët shëndetësorë, flasin për të arriturat në shëndetësi
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka nisur fushatën me kolegët e tij profesionistë shëndetësorë, me të cilët ka diskutuar për të arriturat në sistemin shëndetësor dhe sfidat që i presin.
Me këtë rast, Haxhiu i ka falënderuar kolegët e tij për mbështetjen që ia kanë dhënë për t’i përfaqësuar në organin me të lartë ligjvënës në Kosovë.
“Ditën e parë të fushatës e fillova me kolegët profesionistë shëndetësor të QKUK-së, me të cilet pimë kafe dhe bashkëbiseduam për të arriturat në shëndetësi dhe sfidat që na presin. Mirënjohës dhe falënderues për mbështetjen që kolegët më dhanë”, ka thënë Haxhiu.
Ish deputeti për tri mandate i PDK-së, që synon mandatin e katërt ne radhë, është shprehur se mbështetja e kolegëve, është motiv për të që të punojë për një shëndetësi me të mirë.
“Falënderimi dhe mbështetja e kolegëve është motiv për mua që të punoj edhe më shumë, që shëndetësia jonë të arrijë nivelin evropian të ofrimit të shërbimeve shëndetësore”, është shprehur ai. /FaktePlus