Abrashi takohet me nënkryetarin e Partisë Popullore Evropiane
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka treguar se është takuar me nënkryetarin e kësja partie, Lutfi Hazirin dhe nënkryetarin e Partisë Popullore Evropiane, Dara Murphy.
Ai ka thënë se ky takim po bëhet në koordinim të aktiviteteve zgjehdore dhe përgatitje të skenarit më të mirë për sonte, përcjell FaktePlus.
Abrashi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen hapjes së fushatës zgjedhore të LDK-së, e cila do të mbahet në Sheshin “Ibrahim Rugova”, duke filluar nga ora 19:00.
Postimi i tij i plotë:
Dara Murphy, Nënkryetar i Partisë Popullore Evropiane dhe Lutfi Haziri në koordinim të aktiviteteve zgjedhore dhe përgatitje të skenarit më të mirë për sonte.
Mos e leni pa dal, sonte në Sheshin Ibrahim Rugova dhe Sheshin Skenderbeu, nga ora 19:00
Unë e Genta, ok jemi 🙌🙌/FaktePlus/