Smakiqi: Në Kuvend do të mendoj për bujkun, minatorin, arsimtarin, doktorin
Kandidati për deputet nga NISMA, Xhevdet Smakiqi, ka përmendur një mori iniciativash që do t’i ndërmarr në legjislaturën e ardhshme, nëse merr besimin e qytetarëve për t’i përfaqësua.
Smakiqi ka theksuar se ka përvojën mbi 19 vjeçare në detyra të rëndësishme shtetërore do ta përdor për kushte më të mira për punëtorët, për shëndetësi më të mirë, për cilësi në studime, për kushte më të mira për minatorët.
Këto komente Smakiqi i ka bërë në një shkrim në Facebook, që po e sjellim të plotë:
Te dashur shtetasë/e!
#Bashkëpërshtetin
Sot kemi hyrë në kohen zyrtare te fushatës zgjedhore te 6 Tetorit 2019!
Unë Xhevdet SMAKIQI kandidati për Deputet ne fund te Listes se Koalicionit NISMA-AKR & PD mbaj numrin 110.
Te dashur miq,
Unë kam përvojen mbi 19 vjeqare në detyra te rëndesishme shtetërore.
Jam plotësisht gati ta marrë barren e përfaqësimit te interesit tuaj si Deputet në Legjislaturen e VII te Kuvendit te Kosovës dhe atë te:
-Djemëve e vajzave te pa punë qe te kthehen investimet masive te huaja dhe diaspora te hapen vende te reja pune për ju.
-Puntorit – qe ti rritet paga minimale
-Pacientit- qe te sherohet me dinjitet
-Gruas -qe burrat te mos guxojnë ti shkaktojnë dhunë fizike e shpirtërore
-Vajzave – qe askush te mos guxoj ti kushtëzoj seksualisht për vende pune
-Studentëve- qe te kenë cilësi me te lartë te arsimimit te tyre
-Minatorëve- qe te kenë paga e kushte me te mira pune
-Veteranëve te vërtetë- ti heqim nga lista veteranet mashtrues
– Prindërve dhe personave – qe janë me autizem, me te pamur te dobësuar, dhe aftësi te kufizuar për jetë
-Bujqëve- qe te paguajnë 50% më lirë karburantin dhe mbeshtetje konkrete ne farëra, e plehëra kimike.
-Pemtarëve- qe te ju sigurohet shitja e produkteve te tyre
-Nderrmarrjeve te vogla e te mesme – te ju dyfishohet ndihma shtetërore
-Prodhuesve vendor- mbrojtje konkrete me masa ligjore
– Siguria te ngritet ne ruajten e prones private e publike- Themelimi i Njësisë se policisë se lagjeve
Rendi dhe Ligji te jenë mbreti jonë- Funksionaret Politik e Publik te jenë ushtari gaditur e kokëulur para ligjit.
Unë nuk do te përkrahë forcen e individit por vetem forcen e ligjit.
Me provoni nuk ju zhgenjejë!
#110arsyeqtakemvotentuaj