Zafir Bersiha nga vendlindja e tij kërkon unitet si dikur për të mbështetur Nismën
Kandidati për deputet, Zafir Berisha, mori mbështetje të jashtëzakonshme në vendlindjen e tij Billushë dhe në fshatin Poslisht.
Kandidati për deputet, Zafir Berisha tha se anjëherë nuk kam mundur ta nis ndonjë fushatë apo betejë politike pa ardhë në vendlindjen time, njëherë kam dashur të takohem me ju të cilët në të gjitha periudhat dhe gjitha momentet më keni mbështetur.
“Këtë betejë politike po e filloj pikërisht në Billushë dhe Poslisht që përmes jush ta përcjellim mesazhin tek çdo qytetarë sepse Kosova është në momentin historik për vet faktin se këto zgjedhje nuk janë zgjedhje të zakonshme dhe të radhës, por janë zgjedhje që do të nxjerrin një klasë politike e cila do ta finalizojë gjithë përjekjen shekullore, e veçanërisht përpjekjen e luftës së UÇK- së në raport me Serbinë. Njerëzit të cilët do të marrin besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit duhet të jenë njerëz të vendosur sepse kanë punë të mëdha për të bërë dhe punët e mëdha nuk mund t’i bëjnë njerëzit të cilët asnjëherë nuk kanë marrë kurrfarë vendimi, jo për Kosovën por as për fshatin dhe lagjen e vet, prandaj NISMA Socialdemokrate dhe kandidati ynë për kryeministër, Fatmir Limaj, kandidatët për deputet, janë njerëz të cilët janë dëshmuar në momente të caktuara kur ka pasur nevojë Kosova për ta, dhe natyrisht besimi dhe mbështetja të cilën po i’a jepni ju sot, janë garancë e fitores së madhe të NISMA’s Socialdemokrate”, tha mes tjerash kandidati për deputet, Zafir Berisha.
Kandidatët për deputet, Albulena Balaj Halimaj dhe Shukri Quni falenderuan të pranishmit për mbështetjen e vazhdueshme që po i’a japin këto fshatra Nismës Socialdemokrate dhe mes tjerash thanë se për dy vite sa ka punuar NISMA Socialdemokrate në qeveri, nuk ka punuar askush tash e 20 vite.
NISMA Socialdemokrate do të jetë faktorë determinues dhe përcaktues i qeverisë së ardhshme.
Andaj duke kërkuar nga ju që nga ky moment të vazhdoni edhe më fuqishëm në ditët e mbetura ta shtrijmë frymën socialdemokrate në çdo shtëpi, lagje dhe fshat të Prizrenit, dhe kështu të bashkuar me 6 tetor të festojmë së bashku fitoren e madhe të NISMA’s.