Nënkryetari i Partisë Popullore Evropiane vjen në Kosovë për ta mbështetur fushatën e LDK-së
Nënkryetari i Partisë Popullore Evropiane, Dara Murphy ka arritu në Kosovë për ta mbështetur fushatën zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi.
Abrash i cili e ka pritur në Aeroportin e Prishtinës, Murphun, ka thënë se LDK si pjesë e Partive Popullore Evropiane do të jetë garantuese për integrime evropiane.
“ Sot në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”, prita z. Dara Murphy, Nënkryetar i Partisë Popullore Evropiane. Z. Murphy sot erdhi në përkrahje të LDK-së dhe Vjosa R. Osmani. LDK si pjesë e Partive Popullore Evropiane do të jetë promotor dhe garantues i vlerave dhe integrimeve evropiane. Fitore ✌️✌️”, ka shkruar Abrashi.