Dega e Nismës në Prizren e hap fushatën duke i nderuar heronjët
Dega e Nismës Socialdemokrate në Prizren ka përzgjedhur një fomrë më ndryshe për ta hapur fushatën zgjedhore.
Kjo degë e prirur nga kryetari i saj Zafir Berisha, ka bërë nderime para shtatores së heroit të Kombit, Remzi Ademaj.
“Ekipi i NISMA Socialdemokrate – DEGA në Prizren, sot edhe zyrtarisht e bëri hapjen e fushatës zgjedhore pikërisht nga Monumenti i Lirisë dhe shtatorja e Heroit të Kombit, Remzi Ademaj. Po futemi në këtë fushatë zgjedhore me një frymë të socialdemokracisë të shtrirë kudo në çdo shtëpi të çdo lagjeje dhe fshati të Prizrenit. NISMA Socialdemokrate nga sot edhe zyrtarisht do të fillojë çdo ditë e më tepër në çdo tubim me qytetarë ta tregojë vendosmërinë për fitore, ne asnjëherë nuk kemi ndërrmarë nisma joserioze, andaj fryma socialdemokrate dhe fitorja e madhe e nismës po fillon nga Prizreni, tha kryetari i degës, njëherit kandidat për deputet, Zafir Berisha”, thuhet në njoftimin e kësaj dege.
Mes tjerash Kryetarti i Degës, Zafir Berisha, apeloi tek të gjithë kolegët e subjekteve politike që këto zgjedhje të jenë model se si bëhet fushata, si bëhet demokracia, dhe në të njejtën kohë si të reflektohet edhe karshi miqve ndërkombëtarë.
“Qytetarët e Kosovës dhe vet Kosova si shtet është në gjendje të zhvillojë fushatë elektorale dhe zgjedhje demokratike”, citohet të ketë thënë Berisha.