Koalicioni 100% Kosovë, sot e hapë fushatën në Suharekë
Sot është bërë hapja zyrtare e fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit.
Për 10 ditë partitë politike, do të prezantojnë programet e tyre qeverisëse, në tubime me qytetarë e studio televizive.
Koalicioni AAK-PSD , fushatën do ta nis në Suharekë.
Sipas një njoftimi të AAK-së, tubimi do të mbahet palestrën “13 Qershori” nga ora 18:00, ku do te bëhet edhe prezantimi I kandidatëve për deputetë
AAK-PSD kanë mbajtur edhe disa tubime tjera në qytete të ndryshme të Kosovës ditëve të fundit.
I nominuari për Kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, ka shpalosur një pjesë të programit të tij qeverisës, bashkë me 100 zotimet e dhëna që tashmë janë publike.