Veseli: Pakti kundër korrupsionit e nepotizmit nuk bie ndesh me sistemin e drejtësisë
Kryetari i PDK-së, kandidat për kryeministër, ka thënë se pakti kundër korrupsionit e nepotizmit nuk bie ndesh me sistemin aktual të drejtësisë, por është vetëm komplementar.
“Pakti nuk do të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë. Kroacisë i ka hapur perspektivën evropiane pikërisht ky mekanizëm. Për gjashtë muaj do të kemi rezultate konkrete. Do të jetë vetëm task-forcë, do të jetë komplementare e sistemit të drejtësisë dhe nuk bie ndesh. Kushdo që është i korruptuar, me kryeministra, me kryetarë kuvendi, me presidentë, me deputetë, do të shkojë në burg dhe do t’u konfiskohet pasuria”, theksoi Veseli në Rubikon të KTV-së.