Ismajli paralajmëron tubim madhështor në Shtime
Partia Demokratike e Kosovës zyrtarisht neser do ta bëjë hapjen e fushatës zgjedhore, ndërkaq një tubim i madh është paralajmëruar për të Premten në Shtime.
Në këtë komunë, PDK do ta hap fushatën më 27 shtator në ora 19:30
Këtë e kë bërë të ditur kandidati për deputet nga kjo anë, Naim Ismajli.
“ Ju mirëpresim bashkë për fitoren e radhës #PDK112✅”, ka shkruar në facebook Ismajli.
Ndryshe në këtë tubim do të jetë i pranishëm edhe i nominuari për kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli.