Haxhiu: Veteranët meritojnë trajtim më dinjitoz nga institucionet
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se veteranët meritojnë status dhe trajtim edhe më dinjitoz nga institucionet e shtetit.
Këto komente, Haxhiu i bëri pas takimit që ka pasur kryetari i PDK-së, njiherit kandidat për kryeministër i kësaj partie, Kadri Veseli, me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sot, së bashku me Kryeministrin në ardhje z. Kadri Veselin, isha i nderuar që të jem pjesë e takimit me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,, ku morën pjesë shumë veteranë nga e gjithë Kosova. Veteranët e UÇK-së meritojnë status dhe trajtim edhe më dinjitoz nga institucionet shtetërore, sepse falë sakrificës së tyre, gjakut të dëshmorëve të UÇK-së dhe gjakut të shumë grave, fëmijëve dhe pleqve, ne sot e gëzojmë lirinë”, ka thënë Haxhiu.
Ish deputeti i PDK-së, ka thënë se do të jenë gjithmonë falënderues dhe mirënjohës ndaj vlerave që bartin veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës /FaktePlus