Dyshohej se ishte i lënduar, në QKUK arriti pa shenja jete
Një person dyshohet se dje kishte pësuar lëndime në oborrin e shtëpisë së tij në Brecë të Podujevës.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima nga familjarët është dërguar në QKMF në Podujevë dhe më pastaj me autoambulancë është dërguar në QKUK-së.
Por nga mjekët është konstatuar se viktima kishte arritur pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion./FaktePlus/