Edhe pak ditë nis edicioni i 12-të i festivalit “Hyjnesha në Fron”
Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë që nga hapja e festivalit “Hyjnesha në Fron”.
Ky festival do të fillojë më 27 të këtij muaji dhe do të vazhdojë deri më 1 tetor, ndërsa do të mbahet në Pallatin e Rinisë- ish ndërtesa e Amfiteatrit të ASK-së, përcjell FaktePlus.
Është bërë e ditur që në garë janë gjithsejtë, 9 filma të metrazhit të gjatë, 2 në programin special të festivalit, 22 filma të shkurtë dhe 5 filma dokumentarë.
Kurse, çmimet do të ndahen për këto kategori: çmimi skenari më i mirë, regjia më e mirë, filmi më i mirë, çmimi special i festivalit “Hyjnesha në Fron”, çmimi për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtë, çmimi për dokumentarin më të mirë si dhe çmimi special i festivalit për film dokumentarë./FaktePlus/