Katër të lënduar në aksidentin në Podujevë
Katër persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Penuh në rrugën “Çeta e Llapit”, në Podujevë.
Lajmin për FaktePlus e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
Ai ka thënë se personat e lënduar së pari janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, e më pastaj janë nisur për QKUK.
“Sot në ora 12:30 policia ka marrë një informatë se në fshatin Penuh në rrugën Çeta e Llapit ka ndodhë një aksident trafiku mes dy veturave . Policia ka dal në vendin e ngjarjes , ka has në aksidentin në të cilin në dy vetura kanë qenë katër persona të lënduar, pra në një veturë ka qenë një person ndërsa në tjetrën tre persona. Perosnat e lënduar fillimisht janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare e më pas sipas informatave që kemi janë dërguar për në QKUK. Nuk i kemi të dhënat a janë nis të katërtit apo vetëm ndonjëri prej tyre”, ka thënë Krasniqi për FaktePlus.