Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, parandalon hyrjen e produkteve të prishura
Mbi 27 ton fileto pule dhe mbi 19 ton kafe kokërr e papjekur janë kthyer në vendin e origjinës në Brazil pasi nuk i kanë përmbushur kriteret e sigurisë ushqimore.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk ka lejuar shitjen e këtyre produkteve në supermarketet në Shqipëri.
AKU poashtu ka inspektuar disa nga këto dyqane ku ka hasur në shumë artikuj ushqimor me afat të skaduar, shkruan AbcNews.al.
Sipas kësaj Agjencie ushqimet nuk mbaheshin në kushte të mira higjenike.
Për këto arsye, Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u kanë vendosur më shumë se 5 milionë lekë gjoba subjekteve që janë gjetur me shkelje, jo vetëm në dokumentacion por edhe në kushtet higjieno-sanitare.