Haradinaj thotë se do të rrisin pagat prej 10% në sektorin publik
Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me qytetarët e Prizrenit ka bërë thirrje për t’i përkrahur kandidatët nga ky qytet për deputetë.
Veç tjerash ai u zotua se do të përkushtohet për përmirësim të kushteve të punëtorëve edhe në sektorin privat.
“Me programin tonë parashihet që të kemi rritje të pagave prej 10% çdo vit në sektorin publik, kështu është e rregulluar edhe me ligjin e pagave, por tash fokusi ynë do të jetë tek sektori privat duke u ofruar lehtësira bizneseve,si lirimi nga TVSH-ja në kufi, pastaj lirimi nga tatim i mallrave për eksport”, deklaroi Haradinaj.