Pësoi sulm duke ndihmuar të plagosurit në Lagjen e Spitalit, vdes infermieri i QKUK-së
Punëtori i Emergjencës Ali Hodolli, infermier dhe bartës i pacientëve, të enjten e kaluar u vu në aksion për të ndihmuar të plagosurit nga tragjedia që ndodhi në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Një punëtor i Emergjencës, Ali Hodolli, i cili ishte infermier dhe bartës i pacientëve në vendin e punës, pikërisht në ditën kur po merrej me kurimin e të plagosurve nga të shtënat me armë në MATI 1.
Infermieri sipas informacioneve që ka Gazeta Express, kishte probleme me aortën abdominale. Këtë ia tha gazetës edhe mjeku, Avdush Bajgora.
“Ai ishte punëtor shumë i mirë, i zellshëm dhe përgjegjës për punën që e bënte. Fatkeqësisht atij gjatë orarit të punës iu përkeqësua gjendja shëndetësore”, ka deklaruar për Expreëss, Bajgora.
Hodollin e kanë përkujtuar me dhembje kolegët e tij të punës. Dr. Gëzim Mustafa e ka vlerësuar lart punën e tij. “Me pikëllim po përjetojmë ndarjen nga kjo jetë të mikut, shokut, kolegut tonë të çmuar, Ali Hodolli. Ishte me virtyte të larta njerëzore i palodhshëm në punë, në shërbim të pacientëve. Allahu e shpërbleftë me xhenet e na bashkoftë në botën e përjetshme. Familja të jetë krenare me jetën dhe veprën e tij. Ngushllimet më të sinqerta, familjes Hodolli, miqëve, shokëve e të gjithë kolegëve”, ka shkruar Mustafa.
Nga incidenti në Lagjen e Spitalit mbetën të vrarë dy persona dhe dy të plagosur. Policia për këtë rast ka arrestuar dy të dyshuar.