Zyrtare: Sarin, trajner i Pejës
Peja ka njoftuar zyrtarisht se Jeronimo Sarin është trajner i ri i klubit.
Pas rikthimit në Superligë, Peja ka arritur që për sezonin e ardhshëm të sigurojë shërbimet e kroatit që në Kosovë ka përvojë te Prishtina e Bashkimi.
“Së bashku me Jeronimo Sarin, klubi ka filluar të kompletoj ekipin e sezonit të ardhshëm dhe trajneri pritet t;i bashkohet ekipit shumë shpejt për t’i filluar stërvitjet”, ka shkruar KB Peja në Facebook.