Tottenham e dëshiron Muriqin në vend të Kane
Forma e mirë e Vedat Muriqit – si me Fenerbahcen, ashtu edhe me ekipin kombëtar të Kosovës – ka ngjallur interesim për sulmuesin kosovar nga finalisti i sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, Tottenhami.
Mediumi i madh britanik, The Guardian, raporton se Tottenhami dëshiron ta përforcojë skuadrën në fazën e sulmit për pjesën e dytë të sezonit, kur Harry Kane është përballur me lëndime gjatë sezoneve të kaluar dhe ka mbetur jashtë fushës për rreth gjashtë javë.
Opsioni të cilin klubi londinez janë duke e konsideruar për momentin është transferimi i Vedat Muriqit, i cili shënoi për Kosovën në fitoren me rezultat 2:1 kundër Republikës Çeke në fundjavë, nga Fenerbahce.