Ambasadori gjerman viziton AKP-në
Drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Valon Tolaj është takuar të martën me ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt, me ç’rast kanë diskutuar lidhur me shumë tema të karakterit ekonomik.
Sipas një njoftimi të AKP-së gjatë takimit të drejtorit me ambasadorin janë diskutuar shumë tema të karakterit ekonomik dhe me interes për Kosovën.
Në këtë rast, drejtori menaxhues i AKP-së, Valon Tolaj ka thënë se janë falënderues ndaj shtetit gjerman për përkrahjen e madhe që është dhënë për shumë sektorë.
“Ekspertiza e shtetit Gjerman është gjithmonë e mirëpritur në rrugëtimin tonë drejt zhvillimit ekonomik. Njëkohësisht e falënderova ambasadorin Heldt për bashkëpunimin dhe përkrahjen e madhe të tij dhe shtetit gjerman!”, ka thënë mes tjerash Tolaj.