Gecaj: Kurti ka inati me shqiptar, vizitoi varrin e Izetbegoviçit, por jo të Rugovës
Zyrtari i PDK-së, Arben Gecaj, ka komentuar duke kritikuar Albin Kurtin i cili kurrë nuk e kishte vizituar varrin e Ibrahim Rugovës vetëm se, siç tha vetë Kurti, këtë ia kishin kërkuar me insistim nga LDK-ja.
E vizita e disa kohëve më parë tek varri i Alia Izetbegovicit, liderit të myslimanëve të Bosnjës, ka bërë që të reagojë Gecaj,
“Ky shoqi (Albini), te Alija Izetbegovici, perkulet sa here qe munet, s‘ka inate me boshnjak, ama me shqiptar ka kapak”, ka thënë Gecaj.
Sidoqoftë, për këtë vizitë dhe mungesën e vizitës tek Rugova, kishin reaguar edhe zyrtarë të LDK-së, të cilët theksonin se nuk mund të bashkëpunonin me dikë që nuk Respekton Rugovën.
Ndryshe, Gecaj ka qenë pjesë e VV-së por ishte larguar, duke aderuar në PDK para disa vitesh.