Prizren, e plagos vetën në poligonin e gjuajtjeve me armë
Gjatë pasdites së djeshme një person është vetë plagosur në poligonin e gjuajtjes me armë.
Viktima është dërguar ne Spitalin Prizrenit dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.
Janë konfiskuar tri pistoleta, pesëdhjetë fishek, pesë karikator dhe 36 gëzhoja.
Inspektori komunal i ka ndërprerë punën qendrës. Dy të dyshuar janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.