Ariu sulmon policin në Pejë
Një zyrtar policor në Pejë është sulmuar nga ariu.
Rasti ka ndodhur në fshatin Pecaj të Rugovës së Pejës, njofton policia përmes raportit 24 orësh.
Në njoftim bëhet e ditur se zyrtari policor ka arritur të shmang rrezikun e mëtejmë potencial duke ndërmarr veprimet e nevojshme, shkruan FaktePlus.
Nga ky sulm polici është detyruar të marr edhe tretman mjekësor./FaktePlus/