Haziri e Veliu s’marrin pjesë në mbledhje, flasin nga LDK-ja
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ai Podujevës, Agim Veliu, nuk kanë marrë pjesë sot në mbledhjen e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Për mospjesëmarrjen e tyre në mbledhjen e Kryesisë ka folur pas takimit, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
Ai ka thënë se nuk është i sigurt rreth arsyeve për të cilat Haziri dhe Veliu kanë vendosur që të mos marrin pjesë në mbledhjen e sotme.
“Nuk jam i sigurt”, është shprehur shkurt Mustafa./FaktePlus/