Përfundon takimi i LDK-së, nuk caktohet kandidati për kryeministër
Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur takimin e Kryesisë për të përzgjedhur mandatarin e ri për kryeministër.
Pas përfundimit të mbledhjes ka folur Vjosa Osmani e cila nuk ka treguar nëse do të jetë kandidate për kryeministre.
Ajo tha se kjo do të bëhet e ditur përmes një konference që do ta mbajë LDK-ja.
Megjithëse sot pritej të zgjidhej kandidati për kryeministër nga LDK-ja, një gjë e tillë nuk është bërë gjatë ditës së sotme.
Raportohet se të hënën pritet që bëhen publike nominimet për kandidat për kryeministër të partisë.
Ndërsa, Arban Abrashi është zgjedhur Sekretar Organizativ i Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës.