Kryetari i Degës së Nismës kalon në AAK
Njëri nga figurat kyçe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka bërë të ditur se subjektit të tij i është bashkuar nga sot kryetari i Nismës në Komoran, Njazi Bahtiri.
Haradinaj ka thënë tutje në rrjetin social Facebook se Bahtiri, në këtë zonë njihet si njeri me vlera kombëtare dhe gëzon respekt të madh.
“Jam i nderuar që do rrugëtojmë bashkë për një Kosovë shtet 100% . Na priftë e mbara Njazi”, ka shkruar Haradinaj.