Sanchez nuk stërvitet me Man Utd
Sulmuesi i Manchester United, Alexis Sanchez nuk mori pjesë në stërvitje me klubin sot.
Sanchez aktualisht është një përparësi e madhe për nerazurët, të cilët kanë kërkuar një sulmues.
Marrëveshja është afër përfundimit për t’u bashkuar me Romelu Lukaku në një marrëveshje fillestare në formë huazimi.
The Sun thotë se sulmuesi kilian nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme stërvitore të Djajve të Kuq, transmeton Indeksonline.
Klubi lajmëroi për mungesën e Sanchez i cili duhej të shkonte në ambasadën amerikane në Londër për të marrë një vizë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Sidoqoftë, transferimi i tij po afrohet.