“S’mund ta përballonim financiarisht”, Klopp zbulon prapaskenat me Coutinho
Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka lënë të kuptohet se klubi i tij ishte i interesuar të rinënshkruante me Philippe Coutinho, por nuk mund ta përballonte anën financiare të marrjes së brazilianit në “Aneld”.
Coutinho iu bashkua Bayern Munich në formë huazimi për sezonin 2019-2020, të hënën. Kampionët e Bundesligës kanë mundësinë për ta blerë përfundimisht në fund të sezonit për 120 milionë euro. Si pjesë e marrëveshjes, Bayerni ka paguar një tarifë huazimi prej 8.5 milionë euro dhe është pajtuar t’i paguajë rrogën e plotë 27-vjeçarit.
“Reds” duket se iu ofrua mundësia për ta rikthyer lojtarin në “Aneld”, por nuk kishin financa që ta përfundonin marrëveshjen. “Kjo tingëllon pak e çuditshme, por ne nuk mund ta përballonim nanciarisht atë. Ne i kemi shpenzuar tashmë paratë që kemi marrë gjatë shitjes së tij”, – tha Klopp për “Goal” dhe “Spox”. Gjermani, gjithashtu, zbuloi se nuk dëshironte ta shiste Coutinho 19 muaj më parë, por oferta e Barçës ishte shumë e mirë për t’u hedhur poshtë:
“Ne nuk dëshironim ta dorëzonim atë, por Barcelona na detyroi me para, jo me fjalë. Ky veprim kishte kuptim për të dyja palët. Ai është një superlojtar dhe një djalë i shkëlqyeshëm. Coutinho është një futbollist i klasit botëror, që mund ta ndryshojë fatin e lojës në mjedisin e duhur”. Klopp i riinvestoi paratë e marra nga shitja e Coutinho për të blerë portierin Alisson Becker (67 milionë stërlina) nga Roma dhe Virgil van Dijk (75 milionë stërlina) nga Southampton. /FaktePlus