Stuhi në plazhin e Shëngjinit, fluturojnë çadrat
Pas disa ditëve me temperatura të larta deri në 40 gradë Celsius, në disa vende në rajon janë rikthyer shirat dhe stuhitë e mëdha, duke përfshirë këtu edhe Shëngjinin.
Në një video shihet se sot në bregdetin e Shëngjinit ka pasur stuhi të madhe, me ç’rast çadrat kanë fluturuar nga vendi dhe pushuesit kanë ikur nga plazhi.