Kapet drogë në Gjilan, peshore dhe një mulli marihuane
Gjatë kontrollit të shoferit shqiptar, shtetas i Kosovës (i dyshuar), në çantën e krahut i janë gjetur:
Dy qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë,
-Një qese të vogël me narkotikë të dyshuar,
-Një peshore elektronike dhe një mulli për bluarjen e marihuanës.
-Te të dy pasagjerët nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Hetuesit nga Njësiti antidrogë iu kanë përgjigjur rastit, personat e dyshuar janë arrestuar dhe sjell në stacionin policor në Gjilan për intervistim.
Është bërë matja e dëshmive, ku në qeset me marihuanë ka rezultuar njëra me peshë prej 163 gramësh, kurse tjetra 9.5 gram, kurse substancë tjetër e dyshuar e llojit amfetaminë ka peshuar 7.5 gram të cilëve u është bërë testi fushor dhe të njëjtat kanë rezultuar pozitiv në teste fushore.
I dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë, kurse, procedohet në PTH.