Leonardo DiCaprio në momente intime me të dashurën 20 vite më të re
Leonardo DiCaprio është përfolur se po bëhet mjaft serioze me të dashurën e tij Camila Morrone,
Dhe dyshja treguan se shkëndija është mirë dhe me të vërtetë e gjallë në marrëdhënien e tyre një vit e gjysmë të gjatë, pasi ata u ‘nxehën’ dhe kaluan momente intime në vaskë gjatë pushimeve.
Leo, 44 vjeçar, dhe Camila, 22 vjeçare, nuk mund të mbanin duart larg njëri-tjetrit në pushimet e tyre në Positano në Itali.
Duke bërë një pushim shumë të nevojshëm pas turneut për ‘Once Upon A Time in Hollivud’ në të cilën ai luan rolin kryesor, Leonardo dukej se po kalonte kohë të mirë dhe po shijonte kohën me partneren e tij.
Leo dhe Camila filluan lidhjen në dhjetor të vitit 2017.
Një burim i afërt me çiftin tha se dyshja kohëve të fundit po kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin, me çka edhe po ngjallin aludime për një fejesë të mundshme së shpejti.
“Të gjithë thonë se martesa mund të jetë së shpejti për ta. Ata kanë folur për fejesë”.