Granit Xhaka konfirmohet kapiten te Arsenali
Premierliga angleze në futboll fillon sonte me ndeshjen Livepool – Norvich kampionat ky ndër më të dashurit në Evropë.
Skuadra e Arsenalit ndeshjen e parë në edicionin e ri pritet të luajë ditën e diele ndaj Neëcastel. “Topçnjtë” e drejtuar nga Unai Emery, tashmë ka publikuar listën e kapitenëve të skuadrës për këtë edicion.
Tekniku spanjoll ka konfirmuar se Xhaka do të jetë kapiteni i parë i skuadrës.
“Për momentin kemi tre kapitenë: Xhaka, Nacho dhe Ozil. Unë do të zgjedh edhe dy të tjerë”, ka thënë trajneri spanjoll, që në bazë të renditjes së cilësuar nga ai, i takon mesfushorit shqiptar të Zvicrës shiriti i kapitenit.