Historiani i njohur publikon një letër të rrallë, e cila është shkruar nga Skënderbeu
Historiani Jahja Drancolli ka publikuar një letër të rrallë autografe të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, dërguar Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali.
Letra besohet se është shkruar 568 vjetë më parë, përkatësisht më 8 gusht të vitit 1451.
Përmes një postimi në llograrinë e tij në Facebook, historiani Drancolli ka thënë se letra autografe në fjalë është e njohur për njërën ndër 10 letra autografe (të nënshkruara) nga vetë dora e Skënderbeut, që ruhen në arkiva të njohura të botës, si: Romë, Venedik, Milano, Napoli, Paris, Dubrovnik, Zagreb dhe Beograd.
“Kjo letër autografe e shkruar sipas shkrimit humanistik të kohës në latinisht dhe italisht, është një fragment i shkurtër i shkëputur nga një histori madhore”, ka shkruar Drancolli.