Tjetër sulm në Amerike, 4 persona të vdekur në Kaliforni
Katër persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë të lënduar pas një përleshje me thikë dhe një grabitje që ndodhi në Kaliforninë Jugore.
Policia i tha mediave amerikane se dhuna dukej të ishte e rastësishme, me motivet si “grabitje, urrejtje, vrasje”.
Përleshja me thikë u zhvillua në më shumë se gjashtë vende përafërsisht dy orë në Garden Grove dhe Santa Ana.
Sulmet vijnë vetëm disa ditë pasi vendi u trondit nga të shtëna masive në El Paso, Teksas dhe Dayton, Ohio, që lanë 31 persona të vdekur.