Zyrtare: Lukaku largohet nga Man United, kalon në Serie A
Inter kanë nënshkruar zyrtarisht me sulmuesin belg, Romelu Lukaku nga Manchester United për një 75 milionë euro.
Lukaku ka hedhur nënshkrimin mbi letër në një kontratë pesë-vjeçare me Interin, ku flitet se do të fitojë 9 milion euro neto në sezon.
“Interi nuk është për të gjithë, kjo është arsyeja pse unë jam këtu”, ka thënë ai në një video në llogarinë e klubit në Twitter.
Klubi ende nuk i ka publikuar shifrat e transferimit dhe mënyrën e pagesës.
Lukaku u bashkua te United nga Everton ku shënoi 41 gola në 98 paraqitje për Djajtë e Kuq, duke siguruar edhe 13 asistime.
Ai më parë ka luajtur edhe për Anderlecht, West Bromwich Albion dhe Everton.