Super dhurata 140 mijë dollarëshe që Jennifer Lopez ka marrë për ditëlindje
Jennifer Lopez ka festuar ditëlindjen e saj të 50-të.
Artistja që po mahnitë të gjithë çdo herë e më shumë me dukjen e saj, ka mbushur 50 vjet.
Por, Lopez nuk duket aspak për këto vjet dhe po e jeton jetën si të jetë në të 20-tat.
Këtë e ka dëshmuar edhe në festën e 50-vjetorit të saj, ku ka festuar duke vallëzuar deri në orët e hershme të mëngjesit bashkë me të fejuarin dhe me shoqërinë në Miami.
E pikërisht i fejuari i saj, Alex Rodriguez, përveç festës që i ka organizuar i ka bërë dhuratë edhe një veturë të tipit Porsche me ngjyrë të kuqe, që kap vlerën prej 140 mijë dollarë.