Deklarohet Meta pas takimit me Haradinajn
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sot është takuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar në Prishtinë me presidentin shqiptar, Ilir Meta.
Pas këtij takimi, presidenti shqiptar Ilir Meta është shprehur i lumtur që ka takuar Ramush Haradinajn.
Këtë e ka bërë të ditur vet Meta përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë i Metës pa ndërhyrje:
I lumtur të takoja sot Kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë. Krenar për karakterin e tij frymëzues!