Neymari, jashtë skuadrës së PSG-së për ndeshjen kundër Nurnbergut
Në mesin e lajmeve se është i pakënaqur në Paris Saint-Germain dhe dëshiron të largohet nga aty, Neymari do të mungojë edhe në ndeshjen e kampionit francez kundër Nurnbergut.
Sot në orën 18:30, skuadra e Paris Saint-Germainit do ta vizitojë Nurnbergun në stadiumin “Max-Morlock” për një ndeshje miqësore, në përgatitje për sezonin e ardhshëm, 2019/20.
Përveç që po përgatitet për sezonin e ri, duket se PSG-ja po përgatitet edhe për largimin e Neymarit gjatë kësaj vere, pasi që ai nuk është përfshirë në skuadrën e zgjedhur nga trajneri Thomas Tuchel për këtë ndeshje.
Neymari iu bashkua Paris Saint-Germainit për një shumë rekorde, 222 milionë euro, me qëllimin për t’u larguar nga hija e Lionel Messit e për t’u bërë lojtari më i mirë në botë. Megjithatë, karriera e tij në Ligue 1 është definuar nga lëndimet e shumta.
27-vjeçari raportohet se tani e do kthimin në “Camp Nou”, por edhe Real Madridi e Juventusi janë përfolur si destinacione të tjera të mundshme për brazilianin gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Këto spekulime u nxitën edhe më shumë kur Neymari mundoi në skuadrën e PSG-së në fillim të përgatitjeve parasezonale. Klubi tha se do ta ndëshkojë Neymarin për këtë gjë, përkundër që babai i lojtarit tha se Neymari kishte marrë leje paraprakisht që ta shtynte pushimin, transmeton Express.
Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, ka thënë se Neymarit i lejohet largimi nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës, edhe pse ai shtoi se deri më tani nuk ka pasur oferta të mirë, përkundër bisedimeve sipërfaqësore me Barcelonën./FaktePlus