UEFA përjashton klubin belg nga Europa League, shkak trukimet
UEFA ka përjashtuar klubin belg Mechelen nga faza e grupeve në Europa League, pasi ka rishikuar hetimin e vet në lidhje me një ndeshje të konsideruar të trukuar në Belgjikë vitin e shkuar.
Mechelen ra nga divizioni i parë belg në mars 2018, ndërkohë që në ndeshjen e fundit të kampionatit toi 2-0 ndaj Waasland-Beveeren, tore e detyruar, por që nuk vlejti, sepse Eupen toi 4-0 ndeshjen e vet dhe shpëtoi falë golaverazhit më të mirë (1 gol më shumë i shënuar).
Ajo ndeshje e Mechelen është konsideruar e trukuar, sepse autoritetet belge kanë zbuluar një telefonatë mes drejtorit sportiv të Mechelen në atë kohë, Stefaan Vanroy, dhe drejtorit nanciar të Waasland-Beveeren, Thierry Steemans, ku itej për një marrëveshje të mundshme që Mechelen të mbijetonte falë kombinimit të rezultateve në ndeshjen e vet dhe atë të Eupenit.
Hetimi zgjati për shumë muaj, ndërsa Mechelen toi kampionatin në divizionin e dytë këtë pranverë, toi edhe ndeshjet play-off dhe bujshëm toi edhe Kupën e Belgjikës, duke mundur në nale Gentin favorit.
Pikërisht para nales luajtur në maj Federata Belge vendosi ta përjashtonte Mechelenin nga kampionati, por një kleçkë ligjore bëri që ky vendim të mos zbatohej dot, me urdhër gjykate.
Gjithsesi, UEFA ka vendosur tashmë ta heqë Mechelenin nga kupat e Europës për këtë sezon, duke kaluar Standard Liege në fazën e grupeve në Europa League, ndërsa vendin e Mechelen në turin e dytë kualikues, kundër Viitorul, e merr Genti, që do të zbresë në fushë më 25 korrik. /FaktePlus