Gara mes Ronaldos dhe Higuainit për shpejtësi gjatë stervitjeve
Një vrapim i shpejtë mes Cristiano Ronaldos dhe Gonzalo Higuainit gjatë një stërvitjeje të skuadrës së Juventusit ka treguar edhe një herë dallimin e madh mes dyshes sulmuese.
Maurizio Sarri i bëri lojtarët e tij të bëjnë vrapime të shpejta në seancën stërvitore parasezonale, me Ronaldon që tregoi formë fantastike, transmeton Express.
Por, vrapimi i shpejtë i tij dhe Higuainit mori vëmendjen, me portugezin që la shumë prapa argjentinasin.
Ronaldo mund të jetë 34-vjeçar, por përgatitja dhe forma e tij fizike është e pakrahasueshme, gjë që mund të thuhet e kundërta për 31-vjeçarin./FaktePlus
https://twitter.com/i/status/1151061610754138113