Haliti-Buxhovit: Nuk e njeh UÇK-në, mos hedh baltë mbi të
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, ka folur në kuadër të debatit të aktualizuar së fundmi në një intervistë të historianit Jusuf Buxhovi, lidhur me vrasjet e anëtarëve të LDK-së.
Duke folur të premten në “Imazh” te RTK, Haliti ka thënë se UÇK-ja nuk ka vrarë njerëz e zyrtarë të LDK-së. ai është shprehur se nëse dikush ka fakte le t’i drejtohet Prokurorisë.
“Iu kisha sugjeruar disave që po flasin, edhe Buxhovit, nuk e njohin UÇK-në dhe nuk mund të hedhin baltë mbi UÇK-në. Nëse kanë informacione se kush kënd e ka vrarë e me urdhër të kujt le të shkojnë te Prokurori. Kurrë nuk kam dëgjuar që ka pasur një urdhër për t’u vrarë një përfaqësues i LDK-së”, ka thënë Haliti. /FaktePlus